Me rastin e 25 shtatorit, Ditës Botërore të Farmacistëve, Urdhri i Farmacsitëve të Shqipërisë, organizoi një aktivitet edukimi, këshillimi për shëndet të mirë me gjimanzistët e qytetit të Tiranës, si dhe promovimin e rolit dhe figurës së farmacistit.
Një nga synimet e këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi në lidhje me evitimin e marrjes së informacioneve dhe produkteve farmaceutike dhe dermokozmetike online apo nga rrjetet sociale, por t'i drejtohen profesionistëve të shëndetësisë.
Urdhri i Farmacistëve falenderon drejtoreshën e Gjimnazit Ismail Qemali Znj. Shpresjona Elmazi, drejtoreshën e Gjimnazit Sami Frashëri Znj. Majlinda Ziu, drejtoreshën e Gjimnazit Partizani Znj. Luiza Mustafaj, drejtoreshën e Gjimnazit Petro Nini Luarasi Znj. Oriana Osmani dhe drejtoreshën e Gjimnazit Qemal Stafa Znj. Klotilda Jaupi, për angazhimin dhe ndihmën në realizimin me sukses të këtij aktivitetit.