Çaktivizo Preloader

Roli i Farmacistëve në Kujdesin Shëndetësor Evropian

Më datë 24 shtator 2024, në prag të Ditës Botërore të Farmacistëve, u zhvillua në selinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, në Kopenhagen, Danimarkë, simpoziumi "High-level policy symposium on pharmacy care and pharmaceutical services", i organizuar nga Zyra e OBSH-së për Evropën dhe Federata Ndërkombëtare e Farmacistëve (FIP). Synimi i këtij simpoziumi ishte bërja bashkë e politikëbërësve dhe profesionistëve, me qëllim e një veprimi urgjent e sistemik, për të theksuar rolin e farmacistëve në sistemin shëndetësor dhe kontributin e tyre në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve si dhe në nevojën e shtimit të kompetencave profesionale të farmacistëve dhe shërbimeve në farmaci, si vaksinimi etj.

Kishte nderin të ishte pjesë e këtij simpoziumi dhe Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Z. Defrim Goma.

Në foto nga e djathta në të majtë, Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Z. Defrim Goma, Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë në Spanjë, Z. Javier Padilla, Ministrja e Shëndetësisë së Portugalisë, Prof. Ana Paula Martins, Sekretari Profesional i FIP, Z. Luis Lourenço, Zv. President i FIP, Z. Rob Moss, Sekretari për Praktikë i FIP, Z. Daragh Connolly, CEO i FIP, Dr. Catherine Duggan.

Share: